Konferenca: “Një hapësirë kibernetike më e sigurt për fëmijët”

Në kuadër të “Ditës Ndërkombëtare të Internetit të Sigurt” AKCESK në bashkëpunim me ASHDMF, organizuan Konferencën me temë “Një hapësirë kibernetike më e sigurt për fëmijët”.  Kjo konferencë u organizua në ambientet e Kryeministrisë, në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD), me datë 6 Shkurt 2024, ku dy drejtuesit e institucioneve z. Igli Tafa dhe znj. Alma Tandili nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit midis dy institucioneve përgjegjëse në përmbushje të objektivave për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve online. Institucionet u angazhuan të zbatojnë një plan të përbashkët veprimi përgjatë vitit 2024, për të realizuar aktivitete dhe fushata të ndryshme ndërgjegjesimi.

Në Konference u zhvillua një diskutimi proaktiv me fëmijët dhe të rinjtë e ftuar nga dy shkolla të Tiranës, shkolla 9 vjeçare Kosova dhe Gjimnazi Sami Frashëri, mbi rreziqet e shumta me të cilat të përballen në hapësirës digjitale, si të mbrohen dhe të raportohen rastet e abuzimit apo shpërndarja e imazheve me përmbajtje të papërshtatshme, si dhe masat që duhet të marrin institucionet përgjegjëse për ndërgjegjësim dhe mbrojtje të fëmijëve.

Në Konferencë mbajtën një fjalë përshëndetëse znj. Bora Muzhaqi Ministër i Shteti për Rininë dhe Fëmijët, znj. Clarisse Pasztory, Kryetarja në detyrë e prezencës së OSBE në Shqipëri,  si dhe morën pjesë përfaqësues nga institucione të ndryshme si Ambasada Hollandeze, Ambasada Zvicerane, Policia e Shtetit, Bashkia Tiranë, Alo 116 111, AKEP, AMA, Risi Albania, organizata Save the Children etj, të cilët ndanë eksperiencat e tyre në lidhje me raste  ku fëmijë kanë qenë subjekte të abuzimit, bullizimit ose viktima në materiale me përmbajtje të paligjshme të shpërndara online.

      
AKCESK në forcim të kapaciteteve të sigurisë kibernetike
AKSK